Nga nesër nis devijimi i trafikut te “Sheshi Shqiponja, si do të hyjnë e dalin nga Tirana automjetet

schedule12:26 - 3 Prill, 2021

schedule 12:26 - 3 Prill, 2021

Nga e diela e 4 prillit, do të ndryshojë sërish skema e lëvizjes në ish Sheshin Shqiponja për hyrjen dhe daljen nga qyteti i Tiranës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi për mediat bën me dije se hyrja në Tiranë për përdoruesit që vijne nga “Rruga e Durrësit” (Casa Italia) do të mundësohet nëpërmjet Tunelit Nr. 3 për drejtimin në rrugën “Teodor Keko” dhe për drejtimin në rrugën “Dritan Hoxha” do të vijohet lëvizja në Tunelin Nr. 4.

Ndër të tjera në njoftimin e ARRSH theksohet se rruga “Dritan Hoxha” do të aksesohet dhe nga rruga “Teodor Keko”.

Ndërkohë dalja nga Tirana do të jetë e pa ndryshuar, e cila do të mundesohet si nga Rruga “Teodor Keko” në drejtim të Durrësit ashtu edhe nga Rruga “Dritan Hoxha” në drejtim të Durrësit.

Njoftimi i plotë:

Në datën 04.04.2021 do të vihet në përdorim Plani i Menaxhimit të trafikut 2.

Në vijim të punimeve për Lotin 1 “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, do të ketë ndryshim të skemës së lëvizjes në “Sheshin Shqiponja” për hyrjen dhe daljen nga Tirana.

Konkretisht hyrja në Tiranë për përdoruesit që vijne nga “Rruga e Durrësit” (Casa Italia) do të mundësohet nëpërmjet Tunelit Nr. 3 për drejtimin në rrugën “Teodor Keko” dhe për drejtimin në rrugën “Dritan Hoxha” do të vijohet lëvizja në Tunelin Nr. 4.

Rruga “Dritan Hoxha” do të aksesohet dhe nga rruga “Teodor Keko”.

Dalja nga Tirana do të jetë e pa ndryshuar, e cila do të mundesohet si nga Rruga “Teodor Keko” në drejtim të Durrësit ashtu edhe nga Rruga “Dritan Hoxha” në drejtim të Durrësit.

Për daljen nga rruga “Dritan Hoxha” do të përdoret devijimi në rrugën pranë Bankës “Credins” në afërsi të “Sheshit Shqiponja”.

Për këto punime që po kryhen në rrugë kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe banorëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!