Ministria e Transportit në Danimarkë njoftoi se duke nisur nga dita e nesërme maska nuk do të përdoret as në transportin publik.
“Ne jemi në një situatë ku një pjesë e madhe e popullsisë është e vaksinuar dhe tashme dalëngadalë po i kthehemi normalitetit. Pra në këtë mënyrë ne mund ti themi lamtumirë maskave në autobus, tren dhe metro”, bëri me dije ministri i Transportit Benny Engelbrecht.
Detyrimi për mbajtjen e maskës në këto ambiente hyri në fuqi më 22 gusht të 2020, masa ishte planifikuar të hiqej me 1 shtator, por tashmë me vendimin e ri do të hiqet nga nesër.
Por përdorimi i maskës mbetet në fuqi në aeroportet e vendit./abcnews.al/