I pari i qeverisë, Edi Rama njoftoi sot se situata e jashtëzakonshme e krijuar, imponon ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit si edhe transparencën e çmimit. Për këtë arsye po ngrihet menjëherë Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit. Mes të tjerash kryeministri Edi Rama u shpreh se nesër do të përcaktohet edhe kuadri i detyrimeve dhe të drejtave të kufizuara të furnizuesve të karburantit, për një afat dymujor të rinovueshëm sipas dinamikës së luftës.
Nga ana tjetër gjatë fjalës së saj kryeministri Edi Rama theksoi se shteti do të nis të krijojë rezervat e naftës për shkak të kësaj situate.
Ndërkohë ministrja e energjisë Belinda Balluku paralajmëroi se do të nisin që nga dita e nesërme kontrollet në terren ndaj furnizuesve të naftës për të kontrolluar nëse kanë gjendje rezervën e sigurisë së naftës, që sipas saj është detyrim ligjo.
Balluku u shpreh mes të tjerash se kush nuk ka rezervën e sigurisë së naftës, do të nisin gjobat.
“Nga nesër do nismi vëzhgimet në terren për rezervat e sigurisë. Do ngremë taks forcë. Do jem prezent për ato që do deklaroni për rezervat e sigurisë. Është edhe eksporti një nga detyrat e bordit. Ju jeni importues po edhe eksportues. Do vendos bordi për pjesën e volumit. Duhet të jenë të pranishme duke sanksionuar rezervën e sigurisë që ju duhet të mbani. Do rishikoni edhe atë mallin që rishisni. Sanksione do të jenë për të përmbushur kërkesat e tregut. Edhe kur kemi probleme me çmimin e volumin. Në kushtet e sotme të thatësirës përtej niveleve teknike.”
“Konsumi arrin në 15 mijë Megavator. Tani kemi pasur deri në 20 mijë Megavator. Kosto e kilovatorit sot është 61 lekë. Nga familjari paguhet 9.5 lekë. E gjithë diferenca mbulohet nga shteti. “
“Nëse situata do jetë e tillë në Ukrainë, pritet të ketë edhe rritje të çmimit për megavator” tha Balluku.
Kryeministri Edi Rama mes të tjerash ka shpjeguar edhe se si do të funksionojë bordi për naftën.
“Brenda paradites së nesërme na bëni me dije 5 përfaqësuesit për furnizimin me karburant. Bordi do mblidhet nesër pasdite. Si mbledhje e parë mbledhja duhet fizike më pas bordi do mblidhet me “zoom”, të tjerët mund të hynë dhe të ndjekin, furnizuesit. Të gjithëve do u jepet çmimi. Nga bordi. Nuk është as qëllimi dhe as prirja e qeverisë të imponoj çmime. Por qeveria do garantojë transparencë dhe do të thotë fjalën e fundit të çmimit. Me objektivin që furnizimi të jetë i garantuar dhe me një çmim ku të ardhurat e furnizuesit janë vetëm për të rezistuar. Do ngrijë marzhi i fitimi dhe çdo furnizues që do vendos të tabelë ndryshe nga ajo që vendos bordi do e humbasë pikën. Ne si qeveri do angazhohemi për të krijuar rezervat e veta. Duke përdorur AlbPetrolin për të pasur aktorin e vet për ditë të këqija. Ne do jemi në dispozicion për ndihmë. Nëse ka mungesë furnizimi do jeni 100% në dispozicion për këtë sfidë. Kemi marrë përsipër të paguajmë 80% të energjisë. Por ky shpenzim larg qoftë të rriste energjinë dhe të hiqnim taksën e qarkullimit. Barrë që do ishte realisht dërrmuese. Për të lehtësuar një pjesë tjetër që ka më shumë mundësi. Tjetri 240 tjetri 270 e ja fut kot. Kjo nuk do të ndodh se nuk jemi në kohë normale. Kush do shkojë tek pika do e dije fiks se sa po paguan.” u shpreh kryeministri Edi Rama. /abcnews.al/