Nga nënpeshë në kampion ‘bodybuilding’, i riu shqiptar fiton medaljen e artë në Spanjë: U ndjeva krenar

schedule09:00 - 24 Nëntor, 2023

schedule 09:00 - 24 Nëntor, 2023

Marjan Hoxha është 19-vjeçari shqiptar që ka nderuar vendin, pasi ka fituar në Spanjë medaljen e artë në kategorinë fitness “Men’s Physique Junior”.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar të gjithë rrugëtimin e tij në botën e sportit. Në fillim shkoi në palestër pasi ishte nënpeshë, në moshën 17-vjeçare peshonte vetëm 47 kg, tani 72 kg.

Marjani ka zbuluar të gjitha vështirësitë që ka kaluar, duke sakrifikuar edhe daljet e moshës. Sakaq, ai ndau dhe emocionet e garës, ku bëri krenarë familjen e tij dhe jo vetëm.

“E gjitha nisi dy vite më parë se kam qene shumë nënpeshë dhe vendosa të merresha me palestër. Më pas me miqtë e mi të palestrës nisëm të merreshim me garat e nivelit botëror.

Unë në fillim doja të shtoja peshë. Çdo fakt duhet të ketë karbohidrate, proteina dhe yndyrnat e veta për të marrë peshë.

Unë marr pjesë në kategorinë fitnes dhe kam garuar në kategorinë time dhe fitnes. Kam pasur përballë konkurent nga e gjithë bota. Nuk kisha frikë se kam punuar shumë fortë. Kam sakrifikuar jetën e një djali 19-vjeçar si daljet për shembull.

Është hera e dytë që shkoj në këtë garë. U ndjeva krenar sepse brenda një viti kam ngritur dy herë flamurin e Shqipërisë. Shpresoj të punoj me këto ritme që jam tani dhe të arrij këto rezultate, duke nderuar kombin tim.

Unë stërvitem çdo ditë, vetëm paradite. Kam miqtë e mi të palestër që kemi punuar që të tre jashtëzakonisht mirë. E kam pasur shumë të vështirë në fillim, të merresha me palestër dhe më pas u ambientova”, u shpreh Marjani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!