Nga nënkryetarët tek kryesia, Partia e Lirisë zgjedh strukturat drejtuese

schedule10:59 - 3 Nëntor, 2022

schedule 10:59 - 3 Nëntor, 2022

Partia e Lirisë ka zgjedhur ditën e djeshme strukturat drejtuese, në mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues.

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka, bëri me dije emrat e zgjdhur në një deklaratë nga selia e partisë sot.

Tedi Blushi është konfiruar sekretar i përgjithshëm, ndërsa zv/kryetar partie është konfiruar Agim Nesho.

Nënkryetarë të partisë janë Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi.

Deklarata e plotë:

Siç e keni ndjekur, dje u mbajt mbledhja e parë e Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë e cila në bazë të detyrimeve stature kishte përgjegjësinë për të zgjedhur strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë, të cilat janë përkatësisht.

Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar

Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët dhe anëtarët e kryesisë së Partisë së Lirisë.

Kryesia u vendos të përbëhet nga 25 anëtarë duke respektuar detyrimet statutore për përfaqësimin e barabartë gjinor.

Komisioni i Zgjedhjeve pas administrimit të dokumentacionit dhe llogaritjes së rezultateve dhe votave shpall sot përbërjen e kryesisë dhe funksioneve drejtuese të tjera, respektivisht si më poshtë.

Sekretar i përgjithshëm i Partisë së Lirisë është zoti Tedi Blushi

Zëvendëskryetar i Partisë së Lirisë, është zoti Agim Nesho

Nënkryetarët e Partisë së Lirisë janë Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi.

Kryesia e Partisë së Lirisë përbëhet nga 25 anëtarë:

Monika Kryemadhi

Agim Nesho

Elona Guri

Erisa Xhixho

Endrit Braimllari

Silva Caka

Eriona Bixha

Petrit Vasili

Ana Hazizaj

Edmond Panariti

Agron Çela

Tedi Blushi

Ardit Cela

Brunilda Paskali

Kejdi Mehmetaj

Nora Malaj

Genci Gjokutaj

Petraq Milo

Miranda Rira

Kristian Kina

Klevi Pojana

Aurela Agalliu

Dhe njëkohësisht edhe tre anëtarë të cilët për shkak të funksioneve që mbajnë në Partinë e Lirisë janë pa votim konkretikisht: Ilir Meta, Edmond Haxhinasto, Floida Kërpaçi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!