“Nga negociatat për njohje të ndërsjellë te dorëzimi i autonomisë”, Hoti: Kurti tenton t’u ‘hedhë hi syve’ qytetarëve

schedule15:36 - 19 Prill, 2024

schedule 15:36 - 19 Prill, 2024

Ish-kryeministri i Kosovës, deputet i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili sot shkroi për marrëveshjen e vitit 2013 të nënshkruar nga Hashim Thaçi, Ivica Daçiq, dhe më pas të vitit 2015 nga Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiç.

Hoti ka akuzuar Kurtin se nuk është i angazhuar aspak në mirëqeverisjen e vendit, dhe se sipas po përpiqet t’i ‘hedhë hi syve’ qytetarëve.

“Nga Negociatat për Njohje të Ndërsjellë te Dorëzimi i Autonomisë. Postimi i fundit i kryeministrit lidhur me marrëveshjet e kaluara është “hedhje hi syve” për qytetarët.  Marrëveshja e vitit 2015 është bërë në dakordim me miqtë dhe ka siguruar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çdo drafti të asociacionit.  Ndërkaq, marrëveshja e Kurtit e vitit të kaluar në Bruksel dhe Ohër e përmban autonominë për serbët”, shkroi Hoti në Facebook.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!