Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga muzika tek humori, Eglein Laknori: Si nisi rrugëtimi im drejt aktrimit

schedule10:51 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 10:51 - 10 Dhjetor, 2020

Eglein Laknori, një ndër aktorët të humorit më të suksesshëm të skenës shqiptare ishte i ftuar këtë të enjte në “Abc-ja e mëngjesit”. Laknori tregoi për moderatorin Alban Musa historinë se si e nisi nga muzika dhe tashmë si aktor humori.

“Në Akademinë e Arteve në vitin e tretë dy shokët e mi ngaqë e dinin që kisha një tip karagjozi menduan të më jepnin një personazh nga “Shërbëtori i dy zotërinjve”. Ma vlerësuan si karakter dhe shkoi shumë mirë. 

Gent Bejko vlerësoi talentim tim dhe më tha se mund të bësh gjëra shumë ndryshe në televizion. Më tha do të bësh një audicion tek “Portokallia”. Pas saj kam qenë në “Bypass Show”, tek “Skeç Show”, pastaj tek “Apartamenti 2xl”, “Duplexi-i” dhe tani tek “Klanifornia“, tha ai.

Artisti mban mbi supe eksperienca të ndryshme jo vetëm në fushën e aktrimit, por dhe si një trrombist i shkëlqyer. Ai rrëfeu se ka përfunduar studimet në “Akademinë e Arteve” në Tiranë për Trombë. prej një periudhe dy vjeçare punoi si mësimdhënës në “Liceun Artistik” të Tiranës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!