Nga mjek në më të kërkuarin në botë, kush është lideri i Al Kaedës që vrau SHBA: Organizoi 11 shtatorin

schedule08:06 - 2 Gusht, 2022

schedule 08:06 - 2 Gusht, 2022

Shtetet e Baahkuara të Amerikës kanë vrarë në një sulm me dron në Afganistan liderin e Al-Kaedës Ayman al-Zawahiri. Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan Joe Buden tha se ai kishteb autorizuar sulmin, duke theksuar se tashmë drejtësia e kërkuar nga SHBA është vendosur.

Por kush ishte Ayman al-Zawahiri?

Zawahiri vjen nga një familje e shquar egjiptiane, sipas New York Times. Gjyshi i tij, Rabia’a ​​al-Zawahiri, ishte imam në Universitetin Al-Azhar në Kajro. Xhaxhai i tij, Abdel Rahman Azzam, ishte sekretari i parë i Lidhjes Arabe.

Ai ndihmoi në organizimin e sulmit terrorist më vdekjeprurës në tokën amerikane më 11 shtator 2001, shkruan CNN, përcjell abcnews.al.

“Atyre 19 vëllezër që dolën dhe ia dhanë shpirtin Allahut të Plotfuqishëm, Zoti i Plotfuqishëm u ka dhënë këtë fitore që po e gëzojmë tani,” tha al-Zawahiri në një mesazh të regjistruar në video të publikuar në prill 2002.

Ky ishte i pari nga shumë mesazhe tallëse që terroristi, i cili u bë lider i Al Kaedës pasi forcat amerikane vranë bin Ladenin në 201, do të dërgonte gjatë viteve, duke u kërkuar militantëve të vazhdonin luftën kundër Amerikës dhe të qortonin liderët amerikanë.

Zawahiri ishte vazhdimisht në lëvizje sapo pushtimi i Afganistanit i udhëhequr nga SHBA filloi pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Në një moment, ai i shpëtoi një sulmi të SHBA-së në rajonin e thyer malor Tora Bora të Afganistanit, një sulm që la të vdekur gruan dhe fëmijët e tij.

Ai bëri debutimin e tij publik si militant mysliman kur ishte në burg për përfshirjen e tij në vrasjen e presidentit egjiptian Anwar Sadat në vitin 1981. “Ne duam t’i flasim gjithë botës. Kush jemi ne?” tha ai në një intervistë në burg.

Në atë kohë, al-Zawahiri, një mjek i ri, ishte tashmë një terrorist i përkushtuar që komplotoi për të përmbysur qeverinë egjiptiane për vite me radhë dhe u përpoq ta zëvendësonte atë me sundimin fundamentalist islamik. Ai me krenari mbështeti vrasjen e Sadatit pasi lideri egjiptian bëri paqe me Izraelin.

Ai kaloi tre vjet në burg pas vrasjes së Sadatit dhe pretendoi se ishte torturuar ndërsa ishte në paraburgim. Pas lirimit të tij, ai u nis për në Pakistan, ku trajtoi luftëtarët muxhahadinë të plagosur që luftuan kundër okupimit sovjetik të Afganistanit.

Në këtë moment ai u takuan bin Laden dhe gjeti një kauzë të përbashkët. “Ne po punojmë me vëllanë bin Laden,” tha ai duke njoftuar bashkimin e grupit të tij terrorist, Xhihad Islamik Egjiptian, me al Kaedën në maj 1998. “Ne e njohim atë që më shumë se 10 vjet tani. Ne kemi luftuar me të këtu në Afganistan. .”

Së bashku, dy liderët e terrorizmit nënshkruan një deklaratë: “Gjykimi për të vrarë dhe luftuar amerikanët dhe aleatët e tyre, qofshin civilë apo ushtarakë, është një detyrim për çdo musliman”. /abcnews.al