Nuk ka më asnjë dyshim që Loredana dhe Mozzik janë rikthyer sërish bashkë. Megjithëse Mozzik hodhi poshtë thashethemet që qarkullonin prej kohësh, në fakt postimet e fundit që kanë bërë në rrjete sociale tregojnë të kundërtën.
Dy ditë më parë, Mozzik udhëtoi drejt Italisë por shumë shpejt u mësua se bashkë me të ndodhej dhe Loredana dhe sigurisht dhe vajza e tyre, Hana. Ishte Loredana e cila postoi një fotografi nga Piazza Del Duomo, duke konfirmuar dhe njëherë se kanë udhëtuar bashkë.
Sakaq, pas Italisë, destinacioni i radhës i dyshes së famshme është Dubai. Ata kanë ndarë disa fotografi në rrjete sociale bashkë me të voglën e tyre, të cilat konfirmojnë se nuk ka më asnjë dyshim që Lori dhe Mozzik i kanë dhënë një tjetër mundësi njëri-tjetrit. /abcnews.al