Nga më i vlerësuari te më i kritikuari dhe ata me probleme, kryebashkiakët socialistë që pritet të kalojnë në “sitë” në mbledhjen e Kryesisë

schedule17:30 - 27 Shtator, 2022

schedule 17:30 - 27 Shtator, 2022

Partia Socialiste pritet të mbledhë në orën 18:00 Kryesinë e partisë, mbledhje e cila është kërkuar nga kryeministri Edi Rama, njëherësh dhe kreu i PS.

Sipas asaj që Abc ka mësuar në fokus të diskutimeve të kësaj mbledhjeje do të jenë emrat që do të garojnë në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Mësohet se tre do të jenë kategoritë që do të diskutohen në këtë mbledhje.

-Kategoria e parë janë kryebashkiakët që do të rikonfirmohen si kandidatë për mandatin e radhës.

-Kategoria e dytë janë kryebashkiakët që janë me pikëpyetje nëse do u jepet një mundësi tjetër për të rikandiduar ose jo.

-Dhe kategoria e tretë është ajo e përjashtimit, duke mos i lënë mundësinë asnjë kryebashkiaku që të rikandidojë nën logon e Partisë Socialiste.

Por kush janë kandidatë që mund të rikonfirmohen për të rikandiduar për një tjetër mandat në krye të Bashkive?

Deri tani i vetmi emër që është rikonfirkuar për të kandidtuar për një tjetër mandat është Andis Salla, kryebashkiaku i Cerrikut. Pak ditë më parë Salla u rikonfirmua nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, i cili është gjithashtu edhe drejtues politik i Qarkut të Elbasanit.

Ndërkohë duhet theksuar se gjatë këtyre 4 viteve një nga kryebashkiakët më të vlerësuar ka qenë Pjerin Ndreu i Lezhës, i cili është vlerësuar pozitivisht edhe gjatë ditës së sotme nga Edi Rama, për pastërtinë por dhe qajsen pozitive që Bashkia e Lezhës ju ofroi këtë sezon turistik qytetarëve.

Gjithashtu një tjetër kryebashkiak që ka marrë vlerësime nga kryeministri Edi Rama është edhe Ervin Demo i Beratit. Të tjerë kryebashkiakë që kanë marrë vlerësime për punën e tyre nga ana e kryeminsitrit Edi Rama janë kreu i Bashkisë së Matit, ai i Kurbinit dhe ai i Shijakut.

Më të kritikuarit:

Emri i vetëm që është i sigurtë deri tani që nuk do të rikandidojë si kryebashkiak nën logon e PS, është Dritan Leli i Vlorës.

Kryebashkiaku Leli është kritikuar edhe gjatë ditës së sotme nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së kryebashkiakëve në Lalz, ku e cilësoi punën e vlonjatit, një dështim spektakolar.

Në drejtimin e ministres së Turizmit që ka bërë diferencën dhe falë disa bashkive, ose më saktë të një bashkie, të Lezhës përsa i përket pastërtisë dhe sot me përjashtimin spektakolar të bashkisë së Vlorës. Ne kemi pasur një sezon më të pastër se asnjëherë, që nuk është ndonjë gjë e madhe, por një sezon realisht të pastër” tha Rama.

Kritika gjithashtu kryeminsitri Edi Rama ka bërë edhe për kryetaren e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sakon në gusht të këtij viti.

Të na e kalojë Berati dhe Fieri, ne të dyve nuk na falet”, iu drejtua Rama-Sakos ndërsa fliste për situatën e zjarreve që kishte përfshirë vendin.

Një tjetër kryebashkiak i kritikuar nga Rama është edhe ai i Himarës Jorgo Goro, të cilit i tha se: Je simbol i fjetjes.

Ndërsa kritika ka patur dhe në drejtim të kryebashkiakut të Elbasanit, Gledis Llatja, si dhe ndaj atij të Kukësit, Safet Gjici.

Kush janë kryebashkiakët me pikëpyetje?

Kreu i Bashkisë së Fierit Armando Subashi edhe pse nuk është kritikuar nga kryeministri Edi Rama, mund të mos rikandidojë, për shkak se emri i tij tashmë është në SPAK pas denoncimit të PL (ish-LSI) për dosjen e inceneratorëve.

Ndërkohë edhe emri i Erjon Isait të Kolonjës është me pikëpyetje, pasi dhe ndaj tij ka një dosje që ëhstë ajo e druve.

Abcnews.al do ju mbajë të informuar mbi çdo detaj që pritet të dalë nga mbledhja e kryesisë së PS mbrëmjen e sotme.

/Abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!