Ada Guma është durrsakja që i ka bërë krenar të gjithë shqiptarët me historinë e saj të suksesit. Ajo është një artiste ‘make up’ dhe në një lidhje me Skype nga Novara e Italisë për “ABC e Mëngjesit” ka treguar të gjithë detajet.
Ada ka zbuluar si nisi pasioni i saj në Durrës dhe deri tani që punon për emra të njohur të skenës italiane si Gigi D’Alessio, Maria De Filipp deri te Giusy Ferreri.
“Kur kam qene e vogël mami im ka punuar në rrobaqepsi dhe ka qene brigadiere dhe ka punuar me italianët, me shumë brende si Armanin. Kështu që kur unë e vogël, shkoja shumë herë te puna e saj dhe më ka hyrë ky lezeti i modës. Unë në Durrës e kam shtëpinë te Bulevardi dhe kur njerëzit dilnin unë i shikoja si visheshin, si kishin flokët, si kishin make up. Kështu lindi pasioni im për modën.
Unë në fillim e kam nisur si parukiere, kam bërë shkollën këtu në Itali, më vonë kam filluar të punoj nëpër sfilata dhe kështu nisi”, tha durrsakja.
Më tej, e pyetur se kë nga VIP-at italianë ka pëlqyer më shumë kur takoi, Ada tha:
“Më shumë më pëlqen Valeria Rossi, unë kur isha e vogël e dëgjoja në radio dhe kur e takova në Festival, ajo është super”./abcnews.al