Një shqiptar është vënë në pranga në Pescara pasi u kap me dokumenta false të enjten.
28-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet e ditur, u kap pas një kontrolli në aeroportin “Abruzzo” pasi kishte ardhur nga Londra.
Pasi u mor në pyetje nga autoritetet u zbulua se ai kishte kartë identiteti dhe patentë greke.
Gjeneralitetet që kishte përdorur shqiptari ishin ndryshe nga ato të tij. Menjëherë, ai u arrestua, ndërsa këtë të premte pritet të dalë para gjykatës./abcnews.al