Nga lokalet, te peshku dhe njësitë tregtare, kush është i “forti” i Shkodrës që u arrestua

schedule20:58 - 25 Janar, 2021

schedule 20:58 - 25 Janar, 2021

Pasditen e sotme u arrestua në Shkodër Bledar Cafi. 41-vjeçari do të ekstradohet në Itali ku akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Cafi nuk është një emër i panjohur për Shkodrën dhe drejtësinë shqiptare. Disa vite më parë ai u ekstradua nga Franca në Shqipëri, ndërsa vjet OFL-ja i dërgoi formularin për justifikimin e pasurisë.

Por pavarësisht se ishte në kërkim nga drejtësia italiane, kjo nuk e kishte penguar Cafin që të ngrinte së bashku me vëllanë disa biznese në Shkodër.

Vetë Bledar Cafi kanë në pronësi njësi tregtare të produkteve me shumicë dhe pakicë, bar-kafe, kompani tregtimi peshku, etj.

Tashmë 41-vjeçari i njohur si i “forti”i Shkodrës do të ekstradohet në Itali për t’u përballur me drejtësinë përtej Adriatikut për akuzat që janë ngritur kundër tij për pjesëmarrje në organizata kriminale./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!