Nga liga e dytë angleze te debutimi me Portugalinë, çfarë rrugëtimi!

schedule17:11 - 15 Nëntor, 2019

schedule 17:11 - 15 Nëntor, 2019

Sulmuesi i Wolverhampton, Diogo Jota, debutoi mbrëmë me kombëtaren e Portugalisë, në moshën 22-vjeçare. Sulmuesi anësor u aktivizua në minutën e 84-ët, duke zëvendësuar Cristiano Ronaldon, i cili shënoi tre gola në atë fitore 6-0 ndaj Lituanisë.

Jota luajti vetëm 6 minuta në këtë sfidë kualifikuese, por duke parë karrierën e tij, kjo është një arritje e madhe. Dy sezone më parë, portugezi luante në ligën e dytë angleze (Championship), me ekipin e Wolves.

Një investim gjigant nga drejtuesit e “Ujqërve” bëri që skuadra të ngjitet në Premier League, madje dhe të kualifikohej për në Europa League sezonin e shkuar, duke u renditur në vend të shtatë. Rrugëtimi i Jota është me të vërtetë i pabesueshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!