Nga “legjendë” në të “përjashtuar”, ish-“ylli” i Kombëtares holandeze përjashtohet 2 vite nga bota e futbollit

schedule11:36 - 17 Nëntor, 2023

schedule 11:36 - 17 Nëntor, 2023

E mbylli karrierën si një “legjendë”, por tashmë është i detyruar të heq dorë nga çdo rol në botën e futbollit, për shkak të makutërisë së tij. Bëhet fjalë për ish-anësorin holandez të sulmit, Marc Overmars, të cilit këtë të enjte, që sapo lam pas iu komunikua vendimi nga Gjykata Sportive e Holandës për ta përjashtuar me dy vjet, njërin prej tyre me kusht, nga bota e sportit.

Ish-“ylli” i Ajax, Arsenal e Barcelona u ndëshkua nga “forcat e ligjit” në Holandë, pas disa denoncimeve që erdhën ndaj ish-sulmuesit, i cili u dërgonte imazhe seksuale punonjëseve në kohën kur ishte drejtor sportiv te “harkëtarët” e Ajax.

Në vendimin e gjykatës thuhet se “në shqyrtimin e sanksionit të duhur, komisioni disiplinor mori parasysh se çështja ishte shumë e publikuar, në dëm të të akuzuarit”, ku theksohet gjithashtu se “sjellja e papërshtatshme” e Overmars zgjati shumë dhe kishte disa raste të identifikuara.

I vetëdijshëm për shkeljet e kyera, holandezi dha dorëheqjen në shkurt të vitit të shkuar nga “gjigantët” holandëzë të Ajax, për të nënshkruar një muaj më vonë me belgët e Antëerp, në Belgjikë, skuadër në të cilën bën pjesë edhe “legjionari” i Kombëtares sonë, Arbnor Muja. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!