Nga Lady Gaga deri tek Maluma, lista e plotë e fituesve të MTV VMAs 2020

schedule09:13 - 31 Gusht, 2020

schedule 09:13 - 31 Gusht, 2020

Kompeticioni MTV Video Music Awards ishte një sukses i vërtetë edhe këtë vit, pavarësisht situatës së vështirë nga pandemia e Covid.

Nuk kishte si të mungonte edhe ndarja e çmimeve, e cila u mbaj mbrëmjen e djeshme.  Ariana Grande dhe Lady Gaga kryesuan listën e nominimeve me 9, 7 prej të cilave janë për bashkëpunimin e dyshes “Rain on Me”. Afër tyre u renditën Billie Eilish dhe The Weeknd me nga 6 nominime secili.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë MTV shtoi dy kategori të reja, në nder të muzikës së krijuar gjatë pandemisë:1- videoja më e mirë nga shtëpia dhe performanca më e mirë gjatë karantinës.

Më poshtë do paraqitet lista e fituesëve të mbrëmjes:

Videoja e vitit = The Weeknd – “Blinding Lights”

Artisti i vitit = Lady Gaga

Performanca më e mirë e karantinës = CNCO – Unplugged At Home

Videoja me regjinë më të mirë = Taylor Swift – “The Man” – realizuar nga Taylor Swift

Kinematografia më e mirë= Lady Gaga with Ariana Grande – “Rain On Me” – Cinematography by Thomas Kloss

Realizimi artistik më i mirë= Miley Cyrus – “Mother’s Daughter” –  realizuar nga Christian Stone

Efektet vizuale më të mira= Dua Lipa – “Physical” – realizuar nga EIGHTY4

Koreografia më e mirë= BTS – “On” – koreografia nga Son Sung Deuk, Lee Ga Hun, Lee Byung Eun

Editimi më i mirë= Miley Cyrus – “Mother’s Daughter” – realizuar nga Alexandre Moors, Nuno Xico/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!