“Nga ky moment nuk jam më pjesë e Style Star”, Dea shpërthen në lot dhe largohet nga skena

schedule21:42 - 6 Maj, 2022

schedule 21:42 - 6 Maj, 2022

Dea dhe Niko patën sërish një debat të ashpër. Niko akuzoi se në natën me tematikë stilistë të njëri-tjetrit Dea kishte marrë kapelen nga Miranda. Por këto akuza u hodhën poshtë nga konkurrentja dhe anëtarja e jurisë.

Kjo situatë e ka prekur shumë Dean duke bërë që konkurrentja të shpërthejë në lot dhe të largohet nga skena. Teksa largohet Dea e përlotur shprehet: Nga ky moment nuk jam më pjesë e Style Star.

Por pasi u qetësua, Dea u rikthye në skenë dhe vazhdoi garën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!