Nga Kupa e Botës e deri te varësia ndaj “të bardhës” dhe jetesa në rrugë, Paul James: “Ylli i shuar” i futbollit

schedule16:00 - 22 Janar, 2023

schedule 16:00 - 22 Janar, 2023

Përktheu Hergi Llupi

Ashtu siç futbolli është plot me histori lumturie dhe iluzionesh, ka edhe nga ato histori trishtimi. Në këtë të fundit bie jeta e Paul James, një ish-futbollist kanadez me origjinë nga Uellsi, i cili dinte të përfaqësonte vendin e tij në Kupën e Botës 1986 në Meksikë, por që sot jeton në rrugët e Londrës duke lypurm fryt i ferrit të drogës.

Paul James dinte të ndante fushën e lojës me lojtarë të shtatit të Glenn Hoddle, Gary Lineker dhe Michel Platini gjatë Kupës së Botës që kishte kombëtaren e Argjentinës si kampione në mesin e viteve 80-të. Ai emërim në Kupën e Botës ishte i pari i Kanadasë deri në Katar 2022 dhe James ishte i pranishëm në të tre ndeshjet e fazës së grupeve. Dy vjet më parë, në vitin 1984, ata ishin përballur edhe me Brazilin në çerekfinalen e Lojërave Olimpike. Ai veshi ngjyrat e Kanadasë për 47 ndeshje dhe madje pas pensionimit drejtoi ekipin e meshkujve U-20 që luajti në Kupën e Botës 2011.

Sot realiteti është komplet ndryshe. “Daily Mail” publikoi një artikull të gjerë në të cilin raportonte se ish-lojtari është i papunë për 13 vjet dhe ka jetuar në rrugë për gjashtu vjet. Siç raportojnë ata, ai u kthye në Mbretërinë e Bashkuar nga Kanadaja pak para pandemisë, i mërzitur dhe i akuzuar e diskriminuar për shkak të historisë së tij me drogën, veçanërisht me krakun dhe kokainën.

Sipas mediave angleze, James nuk mendon se të lypësh do të thotë të kërkosh lëmoshë, por sipas tij, përkufizohet si ngritje fondesh. “Fonde për çfarë? Për të qenë i pavarur. Për të rikuperuar një pamje të vogël të asaj që ishte normaliteti. Të jem në gjendje të vesh rrobat e mia dhe këpucët e mia dhe jo gjëra të dorës së dytë. Të rifitoj pavarësinë nga burgu metaforik në të cilin u dënova si i pafajshëm për 13 vjet. Jo për Mbretërinë e Bashkuar, ndaj të cilës ndihem borxhli, por për Kanadanë si komb. Për të gjetur dhe rindezur pasionin, entuziazmin dhe pozitivitetin që kisha dikur, dhe mbi të gjitha, të gjej mënyrën e lidhjes me njerëzit”, shpjegon ish-futbollisti.

Droga, burgu metaforik i Paul James

Përveç kushtimit të jetës së tij futbollit, ai fitoi respekt si kolumnist televiziv, i pranuar tre herë në Sallën e Famës të Futbollit Kanadez, fitoi një diplomë nga Universiteti Laurier dhe një MBA nga Universiteti i Liverpoolit. Megjithatë, droga ishte rënia e tij.

Siç rrëfen ai, ka probuar për herë të parë kokainë në vitin 1998 dhe që nga ai moment ka krijuar varësinë. “Nuk mund të lidhesha me njerëz apo të gjeja një partnere për jetën time. Substancat dhe puna e tepërt e zëvendësuan atë”, thotë ai.

Për James, varësia e tij nga droga krijoi një stigmë, atë që ai e lidh, pikërisht me fjalën “i varur” . Siç shpjegon ai, kjo fjalë duhet të pushojë së përdoruri për të përshkruar njerëzit: “ Ajo ngjall irracionalitet dhe një sërë etiketash si kriminel, irracional, jo i besueshëm, i sëmurë, humbës, i ndyrë, dembel, plehra, i pamundur për t’u punësuar… Ndoshta këto fjalë nuk janë nuk janë bruto? Si mund të riktheheni pasi jeni etiketuar si i pastrehë dhe i varur nga droga? Nuk do të shëroheni ”.

Në vitin 2009, Universiteti York në Toronto e shkarkoi atë nga posti i trajnerit të skuadrës së meshkujve që ai kishte udhëhequr drejt titujve në të kaluarën. Shkaktarët do të kishin qenë problemet e tij psikologjike dhe varësia nga droga. Për James, York kishte një “detyrë kujdesi” për të cilën ata duhet ta kishin mbështetur atë. Sipas asaj që ai pohon, ai e kishte zbardhur tashmë varësinë para kolegëve dhe kishte kërkuar ndihmë, por u detyrua të jepte dorëheqjen. Këto akuza u mohuan nga Universiteti , sipas “Daily Mirror”.

E vërteta është se ish-futbollisti u përpoq të bënte një ankesë pranë Universitetit në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Ontario, por kërkesa e tij nuk pati sukses për shkak të parashkrimit të afateve të përcaktuara. Ai e apeloi atë vendim në Gjykatën e Lartë të Kanadasë me arsyetimin se gjendja e tij mendore dhe varësia e bënë të pamundur që ai të vendoste kërkesën në kohë, por edhe ai apel u refuzua . Nga atje, James filloi një seri grevash urie dhe udhëhoqi protesta për të sjellë në ligj “diskriminimin e drogës”.

“Nuk ka pasur kurrë një luftë kundër drogës. Si mund të keni një luftë kundër gjërave të pajetë? Ka vetëm luftëra kundër njerëzve. Dhe janë më të cenuarit ata që vuajnë stigmën më të madhe: përjashtimi social, margjinalizimi, varfëria ”.

Në vitin 1986, James përjetoi shenjtërimin e Diego Armando Maradonës  dhe Kombëtares së Argjentinës  në Kupën e Botës 1986 në Meksikë,  duke luajtur ndeshjet. Në vitin 2022, James pa shenjtërimin e Lionel Messit  nga një televizion hosteli dhe më pas vazhdoi “ngritjen e fondeve”, për të parë nëse ai mund ta rikuperonte atë “dukjen e normalitetit” që kishte dikur./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!