Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Nga krimet, te shpërthimet me tritol/ Artan Tafani nxjerr emra: Si u njoha me Laert Haxhiun

schedule09:43 - 29 Prill, 2026

schedule 09:43 - 29 Prill, 2026

Artan Tafani, bashkëpunëtori i drejtësisë, i cili zbërtheu grupin kriminal të Laert Haxhiut u pyet para gjykatës nga prokurori Behar Dibra për njohjen e tij me Haxhiun dhe krimet që ata kanë kryer së bashku.

“Me Laertin jam njohur nga një  djalë nga Lushnja. Jemi takuar në Dajt përmes Lulzim Arapit, ai ma ka prezantuar. Laerti më ka pyetur çfarë di të bësh pasi ai kishte marrë informacione që unë kisha bërë vjedhje me dhunë. Herën e parë më ka dhënë 1 mijë euro. Më ka kërkuar Laerti të vendos një sasi tritoli në një banesë në Lushnje në pronësi të Erjon Çokut. Për këtë ngjarje kam takuar Laertin dhe më ka thënë se çfarë duhet të bëja. Tritolin e kisha unë, ma kishte dhënë Sajmir Krasniqi. Më ka dhënë Laerti 100 euro sa për lekë xhepi. Nga Korça shkova direkt në Lushnje dhe nga ora 2-3 e natës shkova i vura tritolin dhe kthehem prapë në shtëpi.

Në atë kohë flisja me Laertin dhe i thashë çfarë veprimesh bëra.



Erjon Çoku ishte një person që shiste heroinë dhe e njihja se isha përdorues. Ky i kishte marrë Laertit mallin dhe nuk i kishte dhënë lekët. Besnik Çoku është vëllai i Erjonit, rrinte jashtë shtetit. Ishte hera e parë që bëja një gjë të tillë”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!