Nga kostoja postare e votës së Diasporës, te regjistrimi në KQZ/ Celibashi në “Real Story”: Ja kur dalin listat e kandidatëve

schedule21:11 - 29 Janar, 2025

schedule 21:11 - 29 Janar, 2025

TIRANË– Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Real Story” me gazetarin Sokol Balla dha lajmin se më 24 mars, shqiptarët do të njohin dhe listën e kandidatëve për deputetë të partive politike.

Ai tha se ky është afati i fundit, kur partitë do duhet të dorëzojnë listat në KQZ.

Kreu i KQZ-së theksoi se Diaspora do ta presë këtë afat dhe më pas do të fillojë procesin e votimit për të preferuarin e tyre.

“Do duhet të presin procesin e regjistrimit të partive politike dhe kandidatëve, është 24 mars afati për të depozituar listën e kandidatëve në KQZ”, tha ai.

Ai u pyet dhe për koston që ka vota e Diasporës, sa i takon procesit të dërgimit me postë. Celibashi theksoi se qeveria ka vendosur në fondin e saj 5 milionë euro për kostot e shërbimit postar.

“Qeveria ka vendosur 5 milionë euro për kostot e shërbimit postar në dërgim dhe kthim mbrapsht”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!