Nga Kosova në Tiranë për zgjedhjet, Lekaj: Familja ime votoi 3 parti të ndryshme, klima politike të jetë e qetë

schedule16:23 - 25 Prill, 2021

schedule 16:23 - 25 Prill, 2021

Asdren Lekaj, asistent profesor në Universitetin e Prishtinës ka udhëtuar drejt Tiranës për të votuar ditën e sotme në njësinë numër 10 në kryeqytet.

Në një prononcim për gazetaren e ABC Linda Karadaku ai deklaroi se Shqipëria duhet të kryejë disa hapa drejt integrimit europian, ndërsa shtoi se është i lumtur që sot ka gjetur një klimë ndryshe në raport që është raportuar në media gjatë fushatës.

Rastin e familjes së tij, ku katër pjesëtarë votojnë për tre parti të ndryshe, deklaroi se duhet ta ndjekin edhe qytetarët shqiptarë për të qenë të pandikuar në përzgjedhjen e partisë apo kandidatit të preferuar.

“Unë e shfrytëzova të drejtën time të votës duke shpresuar që Shqipëria të kryejë disa hapa drejt integrimit europian. Unë mendoj që vota ime është shumë e rëndësishme për arsye se dua ta shoh Shqipërinë ta përparojë.

Jam i lumtur që e shoh Shqipërinë në një klimë të qetë ndryshe nga ajo që paraqitej gjatë fushatës. Shpresoj që pas përfundimit të orarit të votimit kështu të vazhdohet edhe me procesin e numërimit.

Klima politike duhet të jetë më e qetë dhe gjithçka të lihet në vullnetin e qytetarëve që ata të vendosin se kujt ia japin drejtimin e vendit. Rasti I familjes sime ishte që katër anëtarë kemi votuar për tre parti të ndryshme dhe kështu duhet të votojnë të gjithë shqiptarët për atë që duan”, deklaroi Lekaj./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!