Nga karriera te dedikimi për Ismail Kadare, Helena Kadare në një rrëfim ndryshe në ‘Pas Mesnate’

schedule00:30 - 15 Shkurt, 2023

schedule 00:30 - 15 Shkurt, 2023

Sonte nisi hapësira e re kulturor në ABC News, “Pas Mesnate” me gazetaren Leontina Nika. Ky emision ka në fokus personazhe të artit e kulturës, në një rrëfim të detajuar të jetës profesionale dhe personale.

Nga pikat kulminante të karrierës, te kalvaret e vështirësisë që çdo personazh ka kaluar, këto dhe shumë momente do të rrëfehen nga emrat më të njohur të botës së artit në Shqipëri.

Personazhi që ngriti siparin ishte shkrimtarja Helena Kadare. Ajo foli mbi bashkjetesën me Ismail Kadaren, autorin më të rëndësishëm të letrave shqipe dhe fillin lidhës mes tyre, letërsisë. Në këtë intervistë nuk mungoi edhe dedikimi i Kadares për partneren e tij të jetës.

Nga e hëna në të enjte, mesnata do të jetë e rezervuar në ekranin e Abc News me Pas Mesnate nga Leontina Nika./abcnews.al