Rossella Blandi, Arbëreshë e Kalabrisë së Italisë, e cila edhe pse është lindur dhe rritur larg atdheut të parëve të saj, e flet shumë mirë Gjuhën Shqipe, duke treguar kështu lidhjen e fortë që ka me Shqipërinë.
Çdo vit ajo zgjedh që festat e 28-29 Nëntorit ti festojë në Shqipëri së bashku me familjen e saj. Ajo thotë se atmosfera e nëntorit është shumë e veçantë.
Ndërsa ruan me fanatizëm kulturën e traditat shqiptare, Rossela tregon interes për qëndisjen e simboleve kombetare.
Festës së organizuar në Tiranë iu bashkuan edhe qytetarë të Kosovës, dhe trevave të tjera shqipfolëse. Olsa dhe Hira Dragusha, pjesë e Ansamblit kulturor për fëmijë në Prishtinë performuan me kostume popullore këngë e valle patriotike, duke krijuar një atmosferë që të çon pas në traditën shqiptare.
“Atmosfera shumë e mirë. viti i dytë që vijm për festat e nëntorit. Shqipëri-Kosovë jemi një.”
Pazari i Ri në kryeqytet, i veshur me ngjyrat kuq e zi, u kthye në festë, ku fëmijë, të rinjë e të moshuar, u bënë bashkë në festën e Pavarësisë, duke krijuar një mozaik emocionesh.
Një vend të veçantë këtë ditë, zunë edhe stendat me produkte ushqimore tradicionale, ku u ekapozuan gatime nga zona të ndryshme të vendit, duke sjell aromat e festës për vendasit, por, edhe për vizitorët./abcnews.al

