Chelsea mund të ofrojë para, plus një nga yjet e tyre për të mposhtur Manchester United në garën për të nënshkruar Victor Osimhen.
Sulmuesi i Napolit ka qenë në formë të zjarrtë gjatë këtij sezoni dhe duket se do të jetë një nga lojtarët më të kërkuar kur të hapet merkatoja e verës.
Klubet e Premier League janë të interesuar për 24-vjeçarin teksa ai vazhdon të udhëheqë Napolin drejt titullit të Serie A me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme.
Chelsea besohet të jetë në mesin e atyre që i duan shërbimet e tij dhe mund të ofrojë një nga lojtarët e tyre për të marrë nigerianin. “Calciomercato” raporton se drejtuesit e “bluve” mund të përdorin Christian Pulisicin për të provuar të arrijnë marrëveshje.
Amerikani ka luftuar për të arritur formën e tij më të mirë vazhdimisht që nga mbërritja në Stamford Bridge dhe mund të përdoret në bisedimet me Napolin për të transferuar Osimhen. Përveç kartonit të 24-vjeçarit, Chelsea thuhet se do të ofrojë edhe 60 milionë euro, duke shpresuar që klubi italian ta pranojë këtë marrëveshje./ h.ll/abcnews.al