Nga infektimi me Covid i njerëzve të zemrës deri te komenti i Dj Snake, Lei Kraja i zbulon të gjitha

schedule14:32 - 13 Nëntor, 2020

schedule 14:32 - 13 Nëntor, 2020

Moderatorja sportive, Lei Kraja ka treguar se periudhën e karantinës nuk e ka ndjerë shumë, pasi të qendrojë në shtëpi e ka me shumë dëshirë.

Në një lidhje direkte me Friend Zone, ajo ka deklaruar se ka pasur dy nga shoqet e saj më të mira, që janë prekur nga Covid-19.

“Gjatë karantinës kam qenë gjithë kohën në punë nuk e kam ndjerë. Më dukej puna shumë bukur se nuk kisha ku shkoja tjetër. Na ka lodhur kjo situatë tani dhe nuk e di sa do të zgjasë.

Familjarët shyqyr nuk e kanë kaluar Covidin. Kam pasur një shoqe të ngushtë që e ka kaluar Covid, kam edhe një tani që e pyes herë pas here se si është”, tha Lei.

Më tej, moderatorja ka folur edhe për komentin që Dj i njohur me famë botërore, Dj Snake i bëri, por që fatkeqësisht gjithçka ishte mbyllur me kaq.

“Më bëri pak çudi, por është globalizuar bota dhe është ngushtuar. Nuk më ka shkruar mesazh,nuk i bëra aq përshtypje. Unë nuk  flas kurrë për jetën personale, por vetëm për profesionale. Nuk më duket normale që të dal e të them që dal me këtë”, shtoi ajo. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!