FOTO/ Nga Ibrahimaj te Muzhaqi, Krifca dhe Bilali, fytyrat e reja të kabinetit Rama

schedule11:54 - 2 Shtator, 2021

schedule 11:54 - 2 Shtator, 2021

Në kabinetin qeverisës të Ramës në këtë legjislaturë do të jenë edhe gjashtë emra të rinj. Përveç Kumbaros, e cila është e rikthyera e Ramës në qeveri pas katër vitesh, spikasin disa personazhe.

Delina Ibrahimaj

Bora Muzhaqi është një emër që ka fituar mjaft terren që prej fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit. Muzhaqi do të jetë ministre Shteti, përgjegjëse për rininë dhe fëmijët. Krahas saj, për herë të parë në qeveri do të futet edhe Edona Bilali, po ashtu si ministre Shteti, përgjegjëse për sipërmarrjen.

Bora Muzhaqi

Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimi duket të jetë një ndër hyrjet e bujshme në qeveri për shkak të detyrës që do të mbajë si ministre e Financave. Ndërkohë, Bujqësia do të drejtohet nag Frida Krifca, e cila aktualisht është drejtoreshë e AZHBR-së.

Frida Krifca

Krahas tyre, Rama ka mbajtur në të njëjtat ministri në detyrë Ogerta Manastirliun te Shëndëtësia; Belinda Ballukun tek Infrastruktura; Bledi Çuçin te Ministria e Brendshme; Olta Xhaçkën te Ministria e Jashtme; Evis Kushin tek Arsimi si edhe  Elva Margaritin tek Kultura.

Emrat e rinj të qeverisë Rama:

Kryeministër, Edi Rama

Zv.Kryeministër, Arben Ahmetaj

Niko Peleshi, minstria e Mbrojtjes

Olta Xhaçka minister e jashtëm

Ulsi Manja, ministër Drejtësie

Bledi Çuçi, ministër i Brendshëm

Delinda Ibrahimi, minister e Financave

Belinda Balluku, ministre e Instrastrukturës

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë

Evis Kushi, ministre e Arsimit

Frida Krifca, ministre e Bujqësisë

Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit

Elva Margariti, ministre e Kulturës

Elisa Spiropali, ministre Shteti

Edona Bilali, ministre Shteti

Bora Muzhaqi, ministre Shteti

Milva Ekonomi, ministre Shteti /abcnews.al