Në orët të para të ditës së sotme kanceri mundi në moshën 64-vjeçare një nga legjendat e futbollit italian dhe njeriu që i dha Botërorin 1982 në Spanjë. Por historia e tij në atë Botëror nuk ishte aspak e lehtë, megjithëse fundi ishte i lumtur.
Rossi ishte protagonist në vitet ’80 në skandalin e basteve që përfshiu Juventusin. Ai u dënua tre vite pezullim nga futbolli profesionist dhe nëse bënte gjithë dënimin, Rossi nuk do të mundej të ishte në Spanjë 1982.
U bë një lëshim dhe Rossit iu ul dënimi me një vit, duke i dhënë mundësinë të merrte pjesë në Botëror, ku Italia shkonte pa pretendime. Nuk kishte luajtur shumë, por Rossi u shfaq i frikshëm. Bëmën më të madhe e bëri ndaj Brazilit, duke shënuar një tregolësh dhe i eliminuar pretendentët.
Padyshim skuadra e trajnerit Tele Santana ishte favorite për të fituar Botërorin, pasi kishte në skuadër yje si Falcao, Zico apo Socrates. Diferenca mes dy ekipeve ishte aq e madhe sa Santana guxonte dhe shprehej se “më i mirë ishte shoferi i skuadrës së tij, sesa Rossi”.
Por Paolo rezultoi të ishte “vrasësi” i atij Brazili. Ajo fitore i dha Italisë madhështinë dhe petkun e favoritit. Rossi i shënoi dy gola Polonisë (2-0) në gjysmëfinale dhe më pas shënoi golin e parë në fitoren 3-1 të finales ndaj Gjermanisë. Rossi në atë Botëror shënoi 9 gola dhe gjithçka përsa i përket çmimeve individuale. /abcnews.al