Presidenti Hashim Thaçi vijon të zbulojë detaje në lidhje me udhëtimin e tij në Hagë, ku u intervistua për 4 ditë, pasi ndaj tij u dorëzua një aktakuzë akoma e pakonfirmuar për krime lufte.
Presidenti, përmes një statusi në Facebook, ka publikuar një album fotografish.
“Nga Haga në Kosovë, faleminderit nga thellësia e zemrës sime!”, thuhet në mbishkrimin e Thaçit.
Ai u intervistua në Hagë nga e hëna deri të enjtjen, ndërsa të shtunën premten arriti në Kosovë, përmes pikës kufitare me Shqipërinë, pasi kishte ateruar në Tiranë.
Thaçi tha se u pyet për veprimtarinë e tij dhe të UCK-së, ndërsa u shpreh i sigurt se do të dalë i pastër nga akuzat që tashmë janë dorëzuar ndaj tij./abcnews.al