Nga goli te kartoni i kuq, “skuqet” shqiptari i Lok. Zagreb

schedule16:24 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 16:24 - 8 Dhjetor, 2019

Lokomotiva e Zagrebit ka në përbërje plot pesë futbollistë shqiptarë, që po luajnë rregullisht për ekipin kroat. Myrto Uzuni, Lirim Kastrati, Indrit Tuci, Jon Mersinaj dhe Enis Çokaj janë futbollistët shqiptarë që aktivizohen për Lokomotivën e Zagrebit.

Sot, në takimin kundër Osijek në transfertë, të pestë futbollistët e nisën titullarë sfidën, por kjo ishte një ndeshje për t’u harruar për Lokomotivën dhe për Lirim Kastratin.

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës la skaudrën e tij me 10 futbollistë, duke ia bërë shumë të vështirë këtë takim. Ky ishte kartoni i parë i kuq në këtë sezon për futbollistët shqiptarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!