Dinamo ka bërë ditën e sotme zyrtare transferimin e qendërmbrojtësit shtatlartë, Kilian Çuni.
24 vjeçari është transferuar nga Eintracht Karlsfeld në Gjermani te Dinamo me një kontratë të vlefshme për 1 vit e gjysmë./h.ll/abcnews.al
Njoftimi i plotë
Kilian Çuni është zyrtarisht lojtari më i ri i FC Dinamo City!
Ditën e sotme, mbrojtësi 24-vjeçar ka firmosur në praninë e drejtorit Fakiç, kontratën që e bën pjesë të 18-herë kampionëve në vijim.
Mbrojtësi shtatlartë vjen në skuadrën tonë pas përvojës me Eintracht Karlsfeld në Gjermani, ndërsa kohëzgjatja kontraktuale është e vlefshme për një afat 1.5 vjeçar me opsion rinovimi.
FC Dinamo i uron punë të mbarë dhe suksese me fanellën tonë.