Nga Gallo te Canaj: Kukësi për titull, e kaloi krizën. Dovedan? Po gabon

schedule23:54 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 23:54 - 10 Dhjetor, 2020

Kukësi fitoi 0-3 në Ballsh kundër Bylisit vendas, duke arritur suksesin e katërt radhazi në kampionat. Ekipi verilindor renditet për momentin në vend të dytë, teksa Agim Canaj dhe Alpin Gallo vlerësojnë djemtë e Gegës në emisionin “Pressing” në ABC.

Dy trajnerët ndalen edhe te Bylis, që ndodhet në krizë dhe mban vendin e fundit në Superiore. Veljko Dovedan po ankohet pas pothuajse çdo ndeshje, diçka që nuk i bën mirë Bylisit sipas Gallos.

CANAJ – “Jam i bindur që Laçi do zhbllokohet dhe do ecë mirë. Kukësi? Ka potencial të madh, gjërat janë harmonizuar dhe po ecin për mrekulli. Është e vështirë ta mposhtësh Bylisin në Ballsh 0-3. Ka pika të forta Kukësi, ka ngritje si skuadër dhe do të jetë gjatë gjithë kohës në garë për titullin.

Bylis? Nuk është trajner i ri Dovedan, ka 4 vite te Bylis dhe e njeh mirë skuadrën. Nuk kam parë të dalë presidenti pas fjalëve të Dovedan. Mbase ka të drejtë trajneri, por do krijojë kontradiktë me të folurën e madhe.

GALLO – “Çdo skuadër do ketë periudhë të keqe, Kukësi e kishte në javët e para, por u rikthye fuqishëm. Grupin e ka shumë të mirë. Kriza e Bylis? Faj ka edhe trajneri i Bylis, i cili nuk gjen një kritikë te vetja e vet. Nuk ke pse të rrish kur nuk je i kënaqur.

E ‘masakron’ skuadrën me ofendime. Duhet t’i vuajë për brenda. Nuk ka çfarë t’i marrë më skuadrës kur flet ashtu, të krijojë kontradikta me presidentin dhe jo me lojtarët”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!