Nga fushata në gjyq, Trump përballet me akuzat për sulm seksual dhe shpifje ndaj shkrimtares

schedule08:22 - 17 Janar, 2024

schedule 08:22 - 17 Janar, 2024

E marta për Donald Trump ishte mes fitores në Iowa dhe më pas drejt Nju Jorkut për t’u përballur në gjyqin për shpifje ndaj tij, me shkrimtaren Jean Carroll. Bëhet fjalë për padinë miliona dollarësh për shpifje.

Carroll pretendoi se Trump e përdhunoi atë në një dyqan në mesin e viteve 1990 dhe më pas ai mohoi pretendimin e saj. Shkrimtarja tashmë po kërkon më shumë se 10 milionë dollarë dëmshpërblim për deklaratat e Trump që ai ka bërë gjatë presidencës së tij.

Trump u shpall përgjegjës në një gjyq të veçantë vitin e kaluar për sulm seksual ndaj Carroll. Por ish-presidenti ka mohuar çdo akuzë dhe ka apeluar vendimin e jurisë dhe të gjitha vendimet kundër tij.

Ai po e ndan kohën e tij mes fushatës dhe sallës së gjyqit, pasi një juri e përzgjedhur të martën vendos se sa para për dëmshpërblim duhet t’i paguajë Carroll për deklaratat e tij shpifëse të vitit 2019 në lidhje me akuzat e saj për sulm seksual.

Avokatja e Trump, Alina Habba, argumentoi se reputacioni i Carroll nuk u dëmtua nga Trump dhe se karriera e saj përparoi që kur ajo u shfaq me akuzat për sulm seksual.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!