Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga Franca: Florentino Perez kontakton Zidane

schedule11:36 - 28 Prill, 2023

schedule 11:36 - 28 Prill, 2023

Mundësia që Carlo Ancelotti të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit sa vjen dhe bëhet më e mundur. Për teknikun italian raportohet se do të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit, gjë e cila e konkretizihet edhe nga deklarata e presidentit të Federatës Braziliane të Futbollit, ku ndjehet optimizëm.

Sipas mediumit francez “Footmercato”, Florentino Perez tashmë ka kontaktuar Zidane dhe ka nisur negociatat për rikthimin e tij në klubin më të madh evropian.

Zidane e tregoi veten te “Los Blancos” duke fituar disa trofe, përfshirë edhe tre Champions League. Trajneri francez u largua nga posti i trajnerit të Realit dy vite më parë dhe këtë verë ai mund të marrë sërish drejtimin e klubit spanjoll./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!