Nga finalja te Mourinho, Totti u përgjigjet pyetjeve “blitz” pak minuta para nisjes së finales

schedule20:59 - 31 Maj, 2023

schedule 20:59 - 31 Maj, 2023

Vetëm pak minuta pas fillimit të finales madhështore të UEFA Europa League, mes iberikëvë të Sevilla dhe italinavë të Roma, legjenda e këtyre të fundit, ish-“bomberi”, Francesco Totti  i është përgjigjur disa pyetjeve “blitz”, ku fillimisht ka folur për mënyrë se si ndjehet teksa e sheh ndeshjen si një spektator dhe ka bërë një krahasim të shkurtër me finalen e vitit të shkuar të Conference League, që u zhvillua në Tiranë.

“Ndjenjë ndryshe, kur luaja ishte më e vështirë.

Janë dy finale të ndryshme, janë të vështira. Sevilla është një ekip i fortë dhe solid, le të shpresojmë për më të mirën”,- tha u shpreh në fjalët e tij ish-“bomberi” italian.

Më tej, Totti foli për të ardhmen e teknikut portugez, Jose Mourinho në krye të pankinës së Roma, si dhe u “ngacmua” pak nga gazetari, i cili e pyeti nëse e ka zili “kapitenin”, Lorenzo Pellegrini, që mban rolin e “liderit” për “verdhekuqtë”.

“Mourinho? Kjo është një ndeshje e rëndësishme për Romën. Se çfarë do të bëjë Mourinho, do të mësohet në fund të sezonit.

Nuk kam pasur kurrë zili askënd, më vjen mirë që ekziston mundësia që një tjetër roman ta ngrejë këtë trofe”,- u shpreh ish-sulmuesi italian, vetëm pak minuta para nisjes së ndeshjes. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!