Sot u luajt sfida “play-out” për një vend të Kategorinë e Parë. Veleçiku dhe Maliqi u ndeshen mes tyre në stadiumin “Nexhip Cungu” të qytetit të Cërrikut, sfidë që u fitua 2-1 nga skuadra veriore.
Përballja dhuroi emocione të forta, sidomos në fundin e saj. Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa dueli i zhbllokua në minutën e 63-të. Mucollari lëshoi një goditje të fortë nga jashtë zonës, duke kaluar Maliqin në avantazh me anë të një goli shumë të bukur.
Juglindorët rezistuan mirë deri një minutë përpara fundit, moment kur Shekaj vendosi baraspeshën. Veleçiku mori zemër dhe gjeti sërish rrugën e rrjetës. Zaraj dërgoi topin në rrjetë në minutën e pestë shtesë, duke i dhuruar ekipit të tij një fitore të çmendur dhe qëndrimin në të Parën edhe për sezonin e ardhshëm. /abcnews.al
Dueli “play-off” i Kategorisë së Parë
Veleçiku-Maliqi 2-1
(Shekaj 89′, Zaraj 90+5′ / Mucollari 63′)