Nga fëmijëria tek takimi i parë me Gjikon, Elita Rudi publikon imazhet e rralla

schedule10:27 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 10:27 - 24 Dhjetor, 2020

Gjiko dhe Elita Rudi janë një ndër çiftet më simpatikë të showbizzit shqiptar. Ata janë prindër të një djali, ndërsa pritet që së shpejti të mirëpresin dhe një vajzë. Së fundmi, Elita ka zbuluar më tepër detaje me ndjekësit në Instagram nga lidhja me reperin.

Elita ka zbuluar për fansat e saj foton e parë të shkrepur nga takimi i parë me Gjikon, nga fejesa e tyre, foton e parë pas ardhjes në jetë të Zërit si dhe foton e shkrepur së fundmi ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Por ajo që ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e ndjekësve është imazhi që e tregon Elitën në një moshë fare të vogël. Moderatorja ka pozuar me një kapele në kokë, ku vihet re se ka ruajtur edhe sot po ato tipare të ëmbla kur ka qenë e vockël. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!