Emigroi 15 vjeç për shkak të kushteve ekonomike dhe u detyrua të kthehej pas 13 vitesh, në vitin 2015, për shkak të sëmundjes së nënës, por Fatjon Vathaj nga Barbulloja e Lezhës do përballej me sëmundjen e tij që e orientoi drejt shkollës dhe e nxiti drejt prodhimeve lokale.Sot ai mbarështon shkurta, pula, fazanë, pak blegtori dhe shumë bletë. Prodhime që I mendoi për veten, por shumë shpejt u bë I kërkuar sepse të shumtë ishin ata që dëshironin prodhimet e tij.
Pësoi paralizë cerebrale dhe nuk mund të bënte më punë të rënda dhe ai u orientua tek shkolla. Fillimisht mbylli të mesmen me korrespondencë dhe ishte më I miri, kjo edhe falë mësuesve e më pas besoi tek vazhdimi në universitet.
Ilaçet që mori për sëmundjen e tij nuk po e ndihmonin dhe rastësisht mësoi për vetitë e vezëve të shkurtave, e ndaj vendosi t’I rrisë vetë. Shumë shpejt atij filluan t’ia kërkonin edhe të tjerët, duke rritur numrin e tyre ne 300.
Bletaria është pjesë e traditës, por Fatjon Vathaj thotë se atyre u është mirënjohës sepse qumështi I bletës dhe propolisi e ndihmuan shumë të përballonte sëmundjen.
Ky ishte rrugëtimi për të nisur, por studimet për gjeografi e lidhen edhe më shumë me natyrën dhe prodhimet natyrale. Sot 37 vjeçar I diplomuar me master, ai prodhon dhe ka disa pemë që nuk shpëtojnë nga kureshtja e vizitorëve.
Zgjeron vazhdimisht prodhimet, por ka kënaqësi edhe të nxisë familjet që të lidhin fëmijët e tyre me natyrën. Shtëpia e tij rrethohet nga vende të posaçme ku rrit shpendët, bagëtitë e perimet, por ka vendosur të rrisë edhe fazanin. Nuk ka asnjë përfitim për të, por thotë se është shpend I bukur dhe shumë interesant për t’u parë.
Fatjon Vathaj beson fort se çdokush që jeton në fshat duhet të merret me agroturizëm apo edhe me prodhimtari lokale, sepse edhe përfitimet nuk do të mungojnë.
Arsimi dhe ndjekja e ëndrrës janë hapat e parë, sot në moshën 37-vjeçare, Fatjon Vathaj është certifikuar si udhërrëfyes turistik dhe dëshiron t’u eksplorojë vizitorëve ishull Lezhën, një zonë e bukur që pak e njohin për emrin, por shumë për lagunën e Vainit dhe restorantet e shumta. / abcnews.al

