Nga e para, kush do të përfitojë nga rindërtimi duhet të aplikojë online pranë bashkive

schedule14:21 - 26 Janar, 2020

schedule 14:21 - 26 Janar, 2020

Qeveria njofton se do të nisë ndërtimin e banesave të para për të prekurtit nga tërmeti në 10 mars, por deri atëherë, çdo qytetar që do të përfitojë nga programi i rindërtimit duhet të shkojë pranë bashkisë së tij dhe të aplikojë në një sistem të ri online.

“Aplikimi pranë njësive vendore është i detyrueshëm për të përfituar nga programet. Në cdo bashki duke nisur nga dita e mërkurë më 29 janar do të ketë një zyrë”

Aplikimet duhet të mbyllen në fund muajit shkurt.

“Në bazë të dëmit të pësuar qytetarët mund të përfitojnë prej njërit, prej disa prej programeve të rindërtimit që janë parashikuar në ligj”

Qeveria ofron dy mundësi që punimet t’i kryejë shteti. “Një që është programi i rindërtimit që bëhet fjalë shtëpi të re qoftë individuale, apo urbane , tjetri është i rikonstruksionit.”

Në këtë rast, Këshilli Bashkiak duhet të miratojë një listë ku rendit rastet më urgjente. Për ata që punimet duan t’i bëjnë vetë, qeveria do të japë grante.

Gjatë aplikimit banorëve do t’ju kërkohet një dokument pronësie, por kjo nuk përjashton ata që nuk i kanë pasur shtëpitë me hipotekë. “Nuk është e thënë që qytetari të ketë një titull pronësie”

Kryeministri, kërkoi vëmendjen e opozitës.

E ftoj opozitën që të dalë dhe të vërë ulërimin për cdo rast spekulimi individual. Natyrisht kjo do të thotë që i ftoj të na shurdhojnë me shpifje, por në mes të shpifjeve, sio ka ndodhur në të shkuarën do të kemi mundësi të gjejmë edhe ndonjë të vërtetë, për ta adresuar. Por, në këtë rast jam shumë i gatshëm ta përballoj edhe një furi shpifjesh qoftë edhe për një rast të vetëm që është lënë në harresë apo është keqtrajtuar duke mos u përfshirë në pasqyrë”, tha Rama.

Qeveria do të përpiqet të garantojë fonde të mëdha gjatë Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt në Bruksel./abcnews.al