Ministrja e Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se nga dita e hënë do të hyjnë në fuqi masat lehtësuese për hapjen graduale të vendit përgjatë periudhës së pandemisë.
Ajo tha se javën e ardhshme do të zgjatet me 30 minuta orari i qytetarëve për të dalë në pazar, të cilët tashmë do të kenë në dispozicion dy orë, por duke vazhduar respektimin e masave për distancimin social. Manastirliu tha se nga dita e nesërme do të hapet blloku i dytë i bizneseve të cilët duhet të garantojnë sigurinë për klientët dhe punonjësit dhe do të qëndrojnë hapur nga ora 05 e mëngjesit deri në orën 17:00.
“Kjo strategji parashikon kater faza per lehtesimin gradual te masave, qe lidhen ne menyre te ngushte me evoluimin e infeksionit Covid19 dhe shkallen e perhapjes se tij. Do të tregohemi në cdo fazë shume të kujdesshëm, duke vleresuar kurbën epidemiologjike, shpërndarjen e vatrave te infeksionit, transmetueshmërinë e infeksionit si dhe përballimin nga strukturat spitalore te rasteve me simptoma te Covid19.
Duke filluar nga dita e hene, date 27 Prill, do te zgjerohet fasha e levizjes per qytetareve nga 90 minuta ne 2 ore, duke ruajtuar parametrat e sigurise te distancimit social dhe duke zgjruar mundesine e kryerjes se sherbimeve thelbesore ne nje hapesire kohore me te gjere.
Ashtu sic kemi lajmeruar, te henen ne date 27 prill do te lejohen te ushtrojne aktiviteet bizneset: Dyqanet e veshjeve, të tekstileve, të këpucëve dhe artikujve prej lëkure, dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë, dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara shërbimi Taxi, dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit.
Keto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00-17:30, vetëm duke plotesuar dhe zbatuar protokolleve të miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjieno sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve”, tha Manastirliu.
Ajo njoftoi edhe nisjen e lehtësimit në zonat e gjelbërta të cilat kanë rezultuar me risk të ulët të përhapjes së Covid-19 që përfshijë 7 qytetet e qarqeve Dibër dhe Gjirokastër.
“Ne kuader te lehtesimit gradual dhe te kujdesshem te masave, bazuar ne vendimin e komitetit te eksperteve, nga dita e hene date 27 prill, do te filloje lehtesimet e posatcme per levizjen ne “zonat e gjelberta”.
Zonat si me poshte:
-Qarku Dibër
-Qarku Gjirokastër
-Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq;
-Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd
-Si dhe Bashkia Divjakë”, deklaroi Manastirliu.
Ministrja theksoi edhe orarin për lëvizjen e pensionistëve nga ora 06:00 deri 08:30 të mëngjesit, ndërsa pjesa tjetër do të dalin nga ora 09:30 deri 17:30 jo më shumë se me një person tjetër në krah, me përjashtim të atyre që janë në punë.
“Në zonat e gjelbërta, lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00- 08:30 të mëngjesit. Qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person. Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura.
Ne zonat e gjelbërta parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë ne hapesirat publike”, deklaroi Manastiliu.
Lidhur me shërbimin taksi Manastirliu deklaroi se ato do të lëvizin vetëm me një pasagjer, ndërkohë që ndalohet të marrin pensionistë, me përjashtim të rasteve kur lëshohet autorizim për shkaqe mjekësore.
“Sa i takon mjeteve private të transportit ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda Qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer. Eshte e rëndësishme të theksohet se nuk do të lejohet lëvizja me mjet privat ose si pasagjer i pensionistëve, përvec rasteve me autorizim për arsye shëndetësore.
Përtej këtij orari mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizimin përkatës nga e-Albania.
Pavarësisht se ka zona të gjelbërta, normaliteti i ri i bashkëjetesës me virusin, do vijojë të kërkoje lëvizje të kufizuara, vetëm për arsye thelbësore, duke ruajtur ne cdo rast distancimin fizik dhe respektimin me rigorozitet të masave të sigurisë në punë dhe ne komunitet.
Situata është dinamike dhe si e tillë do të vlerësohet hap pas hapi. Me kujdes dhe përgjegjësi maksimale, për mbrojtjen së pari dhe mbi të gjitha, të jetës dhe shëndetit të qytetarëve!”, tha Manastirliu,
Lista e plotë e bizneseve që hapen në datë 27 Prill