Nga dyshemeja kundër bombave tek kolltuqet lëkurë rozë, brenda trenit të blinduar Kim Jong un

schedule12:44 - 16 Shtator, 2023

schedule 12:44 - 16 Shtator, 2023

Joe Biden ka Air Force One, Rishi Sunak një flotë avionësh dhe helikopterësh RAF. Por kur Kim Jong Un bën një nga udhëtimet e tij të rralla jashtë Koresë së Veriut, ai përdor një tren të blinduar.

Treni i liderit të Koresë së Veriut mbërriti të martën në qytetin port rus të Vladivostok, ku ai u takua me Vladimir Putin për bisedime mbi furnizimin e Kremlinit me municione për luftën në Ukrainë.

Udhëtimi është i pari i Kim Jong Un jashtë Koresë së Veriut që kur pandemia e koronavirusit e detyroi vendin të mbyllte kufijtë, dhe takimi i tij i dytë me Putinin që kur udhëheqësit zhvilluan bisedime në qytetin lindor rus në prill. 2019.

Por si është brenda treni i blinduar i Kim Jong-un?

Dritaret janë të mbuluara me qëllim që të mos zbulohet identiteti i pasagjerëve. Ai është në pronësi të familjes së Kim për shumë vite, ndërsa në stilin e njëjtë edhe babai dhe gjyshi i tij kishin udhëtuar jashtë vendit me të, edhe pse rrallë herë. Tashmë është modifikuar. Brenda ka tavolina të gjata takimesh, monitorë me ekran të sheshtë në mure, laptopë (disa thonë se janë Apple pasi Kim është fans i produkteve të Apple), kolltuqe lëkure rozë, një suitë personale.

Kim Il-sung e ka përdorur i pari dhe i ka shërbyer si shtab i përgjithshëm gjatë kohës kur po zhvillohej lufta në Kore, ndërsa ka vazhduar ta përdorë edhe pas përfundimit të luftës.

Ishte pikërisht babai i Kim Jong-un që i pëlqente të udhëtonte me tren, pasi frikësohej të udhëtonte me aeroplan. Me tren vazhdon të udhëton edhe lideri aktual i Koresë së Veriut, pasi edhe ai frikësohet që mund ta vrasin nëse udhëton në mënyra tjera.

Raportohet se treni ka të paktën 90 vagonë, ku niveli i sigurisë brenda tyre është në maksimum. Sipas një raporti që është përpiluar gjatë kohës kur babai i Kim udhëhiqte vendin, në udhëtim gjithmonë niset “flota” prej tre trenave.

Treni i parë është në fakt “vëzhgues”, që duhet të kontrollojë gjendjen e sigurisë në hekurudhë dhe rreth saj. Pas tij lëviz treni në të cilin gjendet lideri dhe niset gjithmonë me 20 minuta vonesë pas të parit.

Ndërsa në trenin e tretë gjenden pjesëtarët e delegacionit. Rreth 100 agjentë sigurie dërgohen në stacionet përgjatë rrugës për të kontrolluar për bomba.

Ndërsa treni i Kim i afrohet një stacioni, energjia në linjat e tjera ndërpritet për të ndaluar trenat të kalojnë nëpër zonë.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!