Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga dushi i mëngjesit deri te kafja, disa këshilla për të qenë të lumtur

schedule10:04 - 16 Korrik, 2020

schedule 10:04 - 16 Korrik, 2020

Në këtë periudhë të vështirë në të cilën jetojmë të gjithë kanë nevojë për këshilla për të qënë në lumtur.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”,  motivuesi Eglent Bici ka dhënë ndihmesën e tij, duke treguar disa mënyra të thjeshta për ta nisur ditën sa më mbarë.

“Lumturia vjen nga brenda. Personi që duhet të dashurojmë është vetja jonë. Po nuk e fute ti dashurinë brenda vetes, as nuk i plas njeriut për ty. Askush prej nesh nuk e ka në dorë, nuk ka burrë nënë që e ndalon. Gjërat ndodhin dhe nuk ndryshojnë.

Nëse dikush është punëtor krahu dhe gjen një punë që merr 400 mijë lekë do të ishte super i  lumur, por që më pas do ti rriteshin shpenzimet dhe kaq do të mjaftonte. Ndërkohë në pozicionin ku je ti ose unë do të donim të udhëtonim botën, por kur kjo do të mbaronte kaq do të zgjaste”, u shpreh Eglenti.

Ndërkohë më tej, duke dhënë shembullin e tij, ai shtoi se njeriu duhet të ndjekë disa rituale gjatë ditës si zgjimi herët, apo dushi që në mëngjes.

“Çtë keqe ka nëse ti sot vendos për një super ditë është çështje përceptimi. Kur të vazhdosh ditën dhe të takosh të tjerët do të jesh me energji, i lumtur. Është çështja se si karikon veten tënde, unë zgjohem çdo ditë në 5 të mëngjesit. Unë mendoj që 5 orë gjumë janë mjaftueshëm. Unë bëj në fillim dush të nxehtë pastaj të ftohtë. Kam 5 vjet që kam lënë kafen, pasi dushi i ftohtë ta jep atë energji. Është e mrekullueshme pasi kursen para”, përfundoi  Bici. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!