Personazhet e njohur të ekranit kanë uruar 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë ka ndarë një video mesazh urimi për të gjithë shqiptarët. Ishte ylli me famë botërore, Dua Lipa e cila dha e para një mesazh të rëndësishëm për bashkëkombasit e saj.
“Gjithçka që e bëjmë, e bëjmë me dashuri dhe pasion, sepse kështu jemi të formuar. Sfidat që kishim, ato me të cilat ballafaqohemi dhe krenaria për identitetin tonë e bënë më të fortë se kurrë, ndërsa i tregojmë botës kush jemi përmes artit, kulturës dhe sportit. Urime ditëlindjen e 14-të Kosovë, të dua shumë”, tha Dua.
Edhe Rita Ora përcolli disa fjalë të rëndësishme. “Urime Dita e Pavarësisë. Si ambasadore e Kosovës e shoh shumë të rëndësishme ta festojmë këtë ditë, kaq aq shumë domethënie për ne. Shpresoj që të gjithë të keni një ditë të mrekullueshme”, thekson këngëtarja.
Kampionja historike e xhudos, Majlinda Kelmendi, gjithashtu pati një urim të veçantë për këtë përvjetor. “Të punojmë shumë dhe të na shtohen sukseset në çdo fushë. Urime pavarësinë të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, uron Kelmendi. Nuk munguan dhe mesazhet e Nora Gjakoca dhe Distria Krasniqi, kampionet e medaljeve olimpike të Tokio 2020 etj.
Ndërkohë gjithashtu personazhe të tjerë shqiptarë kanë ndarë me ndjekësit e tyre nga një mesazh urimi për pavarësinë e Kosovës.
/abcnews.al