Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Po vuani nga dora e Zotit jo e robit. Ja çfarë thonë klerikët

schedule10:10 - 20 Mars, 2020

schedule 10:10 - 20 Mars, 2020

Koronavirusi është kthyer në një rrezik të madh për botën, ndërsa dilemat për shpërthinim e tij vijojnë.

“O ju vëllezër e motra që bëni ca pyetje sikur po vuani nga dora e robit, jo nga dora e Zotit!” Ishte kjo deklarata e kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale, i cili duket se këtë pandemi e sheh nga dora e Zotit dhe jo e njeriut.

Për të folur për këtë temë “Abc-ja e mëngjesit” zhvilloi një bisedë me klerikët: Myftiun e Tiranës Laurent Luli, zëdhënësin e kishës katolike, Dom Marku Shtjefni dhe Grigor Pelushin përfaqësues i kishës ortodokse.

Sipas myftiut kjo nuk është një sëmundje që e sjell Zoti por është rrjedhore e veprimeve të bëra nga vetë dora e njeriut.

Ndërkohë, Dom Marku tha se nuk e percepton dot faktin që ky virus është si një dëshkim nga Zoti. Ndërsa për përfaqësuesin e kishës ortodokse Zoti nuk do e braktisë asnjëherë njeriun.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!