Nuk është pacientja e parë me kancer që vendos të flasë për luftën e saj kundër sëmundjes, por ajo e bën atë në një mënyrë të pazakontë: Një muzikante, Tylar, ndau përvojën e saj në rrjetet sociale përmes një videoje ku ajo përshkruan aventurën e saj shëndetësore me detaje.
Ajo detajon momentet që nga diagnoza tek trajtimi i gjatë dhe i dhimbshëm, rënia e flokëve, dobësia dhe mbi të gjitha deri në momentin kur ajo fillon të rifitojë jetën e saj: të shijojë muzikën, natyrën, festat. Shoqëruesit e saj besnikë, gjatë gjithë procesit, qentë e saj nuk e braktisën kurrë.
Tylar, e cila u diagnostikua me limfomën Hodgkin, një lloj kanceri që gjendet në sistemin limfatik, dhe në fakt në fazën e katërt, tani po përgatitet të publikojë një këngë të titulluar “Chemo ” më 14/10.
Shikoni rrugëtimin e saj personal në një video:
View this post on Instagram
/abcnews.al