Rrugëtimi fetar i familjes Josifi deri në tragjedi

schedule12:25 - 6 Korrik, 2020

schedule 12:25 - 6 Korrik, 2020

Zhaneta Josifi dhe dy vajzat e saj Blerta dhe Anisa kanë ndjekur dy sekte të ndryshme fetare pas ardhjes në Tiranë.

Në dëshminë e të mbijetuarës së tragjedisë Blerta Josifi të zbardhur ekskluzivisht nga gazetarja e ABC News Xhensila Kodra dalin detaje mbi rrugëtimin e tyre, që i çoi më pas drejt fundit tragjik.

Blerta ka treguar se fillimisht kanë qenë pjesë e një sekti fetar të dyshimtë, dhe janë shkëputur prej tyre 16 vite më parë, për t’iu bashkuar më pas Kishës Ungjillore në kryeqytet.

LEXO EDHE: Boshatiset dhoma e horrorit në Tiranë, çfarë nxorën zjarrfikësit nga banesa

Ajo ka thënë se prej dy vitesh nuk ishin pjesë e asnjë sekti dhe se me qëndrimin në shtëpi kanë nisur të lexojnë vetë dy biblat, që u gjetën edhe në banesën e “ferrit” në Tiranë.

Sipas Blertës, para se qëndronte pa ngrënë, Anisa i ka shprehur asaj dhe nënës së tyre se po pushtohej nga kriza nervore dhe demonë të ndryshëm.

Më pas, pas 52 ditësh pa ngrënë, ajo ka ndërruar jetë në Mars të vitit të kaluar. Ndërsa ajo bashkë me nënën kanë nisur “agjërimin” nga ushqimi marsin e këtij viti, dhe ditën ku policia shkoi në shtëpinë e tyre kishin plot 45 ditë pa ngrënë.

LEXO EDHE: Abc News zbardh ekspertizën: Kur dhe pse vdiqën Anisa e Zhaneta, detajet tronditëse nga ngjarja horror në Tiranë

Nëna e saj kishte ndërruar jetë një ditë më parë dhe sipas të bijës është ulur në gjunjë në momentet e fundit të jetës. Ndërsa kjo e fundit arriti të mbijetonte dhe siç raporton gazetarja Xhensila Kodra, tashmë në gjendje më të stabilizuar.

Blerta ka treguar se kanë qëndruar pa ngrënë sepse besonin se Anisa mund të ringjallej nga sakrifica e tyre, duke pirë vetëm ujë, të cilin e kullonin nga çezma./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!