Prej disa ditësh, këngëtarja Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj, nipi i ish-diktatorit, Ermal Hoxha ndodhen me pushime në Dubai.
Çifti po kalojnë një kohë shumë të bukur, të cilën nuk kanë nguruar ta ndajnë edhe në rrjetet sociale.
Ka qenë Rezarta fillimisht që ka publikuar një foto nga një darkë në një restorant luksoz.
Ndërsa pak minuta më parë, ajo ka postuar disa fotografi nga një jaht përrallorë, ku shfaqet në momente intime duke shkëmbyer puthje me Ermalin.
“Përgjithmonë”, ka shkruar Rezarta, duke treguar sesa e dashuruar ndihet.l.k/abcnews.al