Nga dalja e parë në skenë deri te filmat e Kinostudios, rrëfehet Liljana Kondakçi: Këndoj në 15 gjuhë të huaja

schedule08:43 - 23 Maj, 2024

schedule 08:43 - 23 Maj, 2024

Këngëtarja e njohur, Liljana Kondakçi ka bërë një rrëfim të rrallë në emisionin “ABC e Mëngjesit”. Ajo është kthyer pas në kohë, duke kujtuar daljen e parë në skenë, pjesëmarrjet në Festivalin e Këngës dhe deri te aktrimi në filma.

Sakaq, Liljana ka treguar se është në gjendje të këndojë në 15 gjuhë të huaja. Ajo ka theksuar se vazhdon të jetë ende në formë, madje të mbajë dhe një program live prej 5 orësh.

“Unë kam filluar të dalë në skenë për herë të parë në moshën 14 vjeçare.

Kam marrë pjesë për herë të parë në Festivalin e 6 të Këngës. Në atë kohë, kënga dublohej. Përderisa jam në formë akoma, 5 orë program i mbaj live. 

Nuk e imagjinoj dot veten pa dalë në skenë. Ndoshta nga që jam në formë akoma, përderisa i kam akoma mundësitë, pse jo. Është geni, pak kujdes. Kam pasur prindër shumë të bukur. Kemi qenë tre fëmijë, unë dhe dy vëllezër.

Unë kisha kohë që fillova të këndoja dhe ata morën disa femra për të bërë provë në Kinostudio, por donin që të ishte këngëtare dhe më morën dhe mua.

Pastaj më mbrapa më ftoi Rikardi në filmin e tij, në rolin e dytë sepse në rolin e parë ishte Marjeta.

Ne kemi pasur një lloj edukate në atë kohë. Unë nuk kam pasur siklet në atë kohë. Secili kompozitor thoshte që ky krijim i shkon Liljanës, ky Vaçes, ndërsa ky Luanit apo Kozmait. Më shumë për mua ka shkruar Luani dhe Gim Prodani.

Unë kam kënduar në 15 gjuhë të huaja, edhe polake dhe çeke”, rrëfeu artistja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!