“Nga çunat problematikë tek rruga Tiranë-Elbasan”, Karamuço merr në “pyetje” Gjiknurin

schedule22:24 - 14 Prill, 2023

schedule 22:24 - 14 Prill, 2023

TIRANË- Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka marrë në “pyetje” sekretarin e përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurin në “Zonë e Lirë” në ABC News. Ai fillimisht u pyet nëse ka pasur qasje në dokumentet sekrete shqiptare, por pa lënë mënjanë interesin e thelluar për kualifikimin e tij profesional dhe vizitat jashtë vendit.

“Po deri tek një niveli i caktuar”, tha ai, ndërkohë u shpreh se “Unë kam mbaruar një akademi në SHBA për Politika Publike, i financuar nga Departamenti i Mbrojtjes në SHBA. Aty kanë qenë studime të politikave dhe legjislacionit, më shumë në nivelin e drejtimit strategjik”, tha Gjiknuri.

Mes tjerash, Gjiknuri u pyet se kush e ka vjedhur fondet e rrugës Tiranë-Elbasan.

“Unë kam bërë një kallëzim si ish ministër i infrastrukturës dhe Energjetikes, për peronat përkatës dhe për vendimmarrjesh dhe ajo gjë ka qene pjesë e gjykimeve në drejtësie, s’me mbetet gjë tjetër të komentoj, sepse çdo gjë është bërë publike”, tha Gjiknuri.

Eksperti kërkoi nga Gjiknuri që t’i denoncojë “çunat problematikë” nëse afrohen pranë qendrave të votimit dhe komisionerëve ditën e zgjedhjeve.

Ai tha se fjalën”tërmet” e përdor si simbolikë politike, e cila nënkupton fitore të thellë, kurse sa i  përket “çunave problematikë”, Gjunkuri u shpreh se qëndron gjithmonë larg njerëzve të tillë.

“Tërmetin e përdori si simbolikë politike, për fitoren e jashtëzakonshme dhe fjala tërmet përdoret kudo në politikë. Sa i përket aspekteve të tjerë, unë gjithmonë u rri larg njerëzve problematikë sepse kështu jam edukuar nga familja ime”, theksoi ai në hetuesinë e inskenuar në “Zonë e Lirë”./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!