Nga Chiellini, te Dybala e Ferencvaros: Pirlo zbërthehet para ndeshjes

schedule17:18 - 3 Nëntor, 2020

schedule 17:18 - 3 Nëntor, 2020

Andrea Pirlo, trajneri i Juventusit, para ndeshjes me Ferencvaros ka folur për Sky Sport. Italiani i ka idetë e qarta dhe pret tre pikët nga skuadra e tij, duke pasur parasysh edhe kundërshtarin që kanë përballë. Dybala dhe mesfusha me tre ishin temat e tjera për të cilat trajneri italian foli.

Pikët janë shumë të rëndësishme, por duam të vazhdojmë me idenë tonë të lojës. Do të jetë një përballje e vështirë. Duam ta dominojmë lojën dhe ta fitojmë. Sa i takon mbrojtësit Chiellini, ai është stërvitur mirë dhe do të jetë në dispozicion për nesër në mbrëmje”, tha fillimisht Pirlo.

“Mesfusha me tre? E thashë edhe pas ndeshjes, moduli do të jetë i njëjtë dhe mund të ndryshojnë vetëm interpretuesit. Pozicionet janë të njëjta. Nuk ka rëndësi kush luan, i rëndësishëm është pozicioni. Modeli i lojës është i njëjti, sikurse edhe vendosja taktike”, shtoi tekniku.

Në fund Pirlo për sulmuesin argjentinas tha: “Dybala është mirë. Kam biseduar me të përsëri, pasi është normale që pas tre ndeshjeve të ketë lodhje fizike dhe mendore. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. Ai mund të ketë një moment pushimi para sfidës kundër Lazio, por duhet të jetë i gatshëm”.

ANALIZA E FERENCVAROS – “Do jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për vazhdimësinë në grup. Po përballemi me një ekip që ka bërë dy ndeshje të shkëlqyera, si në Barcelonë ashtu edhe në shtëpi kundër Dynamo Kiev. Të mos e shikojmë rezultatin kundër katalanasve.  Ata ishin në lojë deri në golin e Messit dhe mund të kishin kaluar në epërsi, pasi i kishin raste.

Ata  kanë lojtarë mjaft të shpejtë dhe teknikë, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm. Ferencvaros do jetë pa më agresiv se Dynamo, pasi duan gjithmonë ta luajnë topin. Krahasuar me ukrainasit janë ekip më teknik dhe më të shpejtë. Ata do të bëjnë lojë më sulmuese se Dynamo”, wshtw shprehur Pirlo pwr Juventus FC. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!