Nga Cech e deri te Hazard, 11 blerjet më të mira të Abramovich te Chelsea

schedule17:12 - 3 Mars, 2022

schedule 17:12 - 3 Mars, 2022

2 miliard e 340 milion euro të shpenzuara në merkato nga Roman Abramovich në 19 vite menaxhim të klubit. Një shpenzim mbresëlënës që filloi me blerjen e Glen Johnson në verën e vitit 2003 nga West Ham  dhe deri te Saul Niguez në merkaton e verës 2021.

Pak më poshtë do të shikoni 11 blerjet më të mira të Roman Abramovich te Chelsea.

Petr Cech

I transferuar nga Rennes në 2004 për 13 milion euro, ai mbrojit portën e bluve për 11 vjet, duke ngritur 15 trofe. Në Londër ai u shenjtërua si një nga portierët më të mirë në botë dhe gjithashtu do t’i falet kalimi në Arsenal në fund të karrierës së tij, deri në pikën që tani është kthyer në Chelsea si konsulent.

Cesar Azpilicueta

I blerë nga Marseille në vitin 2012 për 8,8 milion euro, ai bëhet kapiteni i klubit, duke ngritur 9 tituj.

Me Chelsean ai fitoi dhe kombëtaren spanjolle. Një lojtar i cili i luan pothuajse të gjitha rolet e repartit të mbrojtjes.

Thiago Silva

PSG e la të shkojë pas 8 vitesh. Braziliani, i cili ishte dhe kapiten te PSG, kaloi te Chelsea duke ngritur në qiell edhe trofeun e Champions League.

Ricardo Carvalho

Blerje e kërkuar me ngulm nga Mourinho, me të cilin fitoi Champions League në vitin 2003, Carvalho arrin në Chelsea në verën e 2004 për 30 milion euro. Ai fitoi 7 tituj, formon një çift perfekt me John Terry dhe bëhen të pakalueshëm.

Ashley Cole

Abramovich troket në derën e Arsenalit për mbrojtësin e majtë, një marrëveshje që është bërë e mundur duke propozuar Gallas në marrëveshje. Transferimi i Ashley Cole është një nga goditjet më të mira të merkatos, ku për 8 sezone ai ngriti 7 trofe.

Jorginho

U transferua nga Napoli te Chelsea në vitin 2018 për 57 milion euro. Në vitij e tij të parë ishte paksa i hutuar, por më pas ai u bë një nga më të mirët në mesfushën e bluve të Londrës.

Essien

Abramovich e rrëmbeu nga Lyon në vitin 2005 për 38 milion euro, ku më pas u kthye nga një më të mirët në evropë për pozicionin e tij. Me Lampard dhe Makelele ai formoi mesfushën më të mirë në evropë. Ai shënoi shumë gola dhe fitoi 9 tituj për 7 vite e gjysmë.

Arjen Roben

Holandezi u ble nga PSV në vitin 2004 për 18 milion euro, por ai pati dëmtime të shumta të cilat e kufizuan atë të shpërthente. Ai fitoi 6 tituj me fanellën e bluve.

Didier Drogba

Ndoshta nënshkrimi më i mirë i Abramovich, simboli i një Chelsea fitues. I blerë nga Marseille në vitin 2004 për 38,5 milion euro, ivoriani shënoi 157 gola, fitoi 14 tituj dhe e tërhoqi skuadrën në krye të Evropës.

Eden Hazard

Sa i talentuar aq edhe fatkeq. Belgu vjen në verën e vitit 2012, i marrë nga Lille për 35 milion euro. Ai fitoi 6 tituj dhe shënoi 110 gola, duke mahnitur tifozët e Chelsea./ h.ll/abcnews.al